Pavarësisht nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, përplasjet politike dhe diplomatike mes dy vendeve vazhdojnë. Teherani ka publikuar së fundmi një video të programit të tij sekret “Zafar-66”, që synon lëshimin e raketave balistike nga deti, megjithëse raportimet tregojnë se testi i paraqitur është kryer rreth 30 vite më parë.
Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane kanë bërë të qartë se negociatat për një marrëveshje përfundimtare me Uashingtonin do të nisin vetëm pasi të zbatohen pesë kushtet kryesore të parashikuara në Memorandumin e Bashkëpunimit.
⚡️NEW: Iran released footage of its secret Zafar-66 project, intended to launch Ballistic Missiles from the Sea
The test was succesfully conducted 30 years ago pic.twitter.com/JHjRcWZT1H
— Iran Observer (@IranObserver0) June 23, 2026
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se këto kushte përfshijnë ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, heqjen e bllokadës detare amerikane, garantimin e lundrimit të lirë tregtar në Ngushticën e Hormuzit, lehtësimin e eksporteve iraniane të naftës dhe lirimin e fondeve të ngrira të Iranit.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë mundësinë që Irani të vendosë tarifa ose taksa në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se një veprim i tillë do të binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
“Ky është një korridor ndërkombëtar detar dhe asnjë shtet nuk ka të drejtë të vendosë taksa për kalimin në të,” deklaroi Rubio para gazetarëve.
