Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, duke rritur shqetësimet për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ka ndarë një sërë këshillash nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik për përballimin e valës së të nxehtit.

Mjekët rekomandojnë hidratim të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës, shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta, si dhe qëndrimin në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen të përdorin veshje të lehta dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave shqetësuese.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar, ndërsa temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb