Pas dëmtimit që pësoi në përballjen ndaj Haitit në Botërorin 2026, Raphinha ka thyer heshtjen dhe ka reaguar publikisht për herë të parë.
Ylli brazilian ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ka marrë nga tifozët gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të jem pranë shokëve të skuadrës dhe të luftoj për objektivat tona”, shkroi braziliani.
