Botërori 2026 nuk është i prirur që të rezervojë eliminime surprizë që në grupe. Vetëm Turqia ishte një i tillë, ndërsa deri tani janë skualifikuar zyrtarisht edhe katër përfësuese të tjera.
Turqia humbi takimet me Australinë dhe Paraguajn duke i zhgënjyer të gjithë. Haiti po ashtu është eliminuar, pasi u mposht nga Skocia dhe Brazili.
Sa i përket Tunizisë ishin Suedia dhe Japonia që fituan ndaj saj. Ndërkohë Jordania u mposht nga Austria dhe Algjeria.
Një tjetër përfaqësuese që nuk ka mundësi të mbetura matematikisht është Panamaja. Kjo e fundit ka humbur ndaj Ganës dhe Kroacisë. Kështu bëhet fjalë për vendet e fundit në grupet C, D, F, J dhe L.
