Gazetari Shpend Gashi i ftuar në programin e drekës në News24, deklaroi se në PS figura si Arta Dade dhe Petri Koçi janë zëvendësuar me Zegjinenë dhe Erjo Milen.
Ai tha se kështu është fuqizuar pushteti i Edi Ramës, ndërsa PS-ja tradicionale ka pësuar goditje.
“Kanë fuqizuar mbretin e keq. Neomalsorja më duket shtyllë e pestë e Edi Ramës, do të përdorë votat e të pakënaqurve të Ramës. Unë do të habitesha por të dilte kundër Zegjineja. Partia Socialiste është aset kombëtar, por Arta Dade është zëvendësuar me Zegjinenë, e shihni ku ka vajtur Partia Socialiste?
Është zëvendësuar Petro Koçi me Eljo Mile e me…”, tha ai.
