Botërori 2026 solli formatin me 48 skuadra, për të mos projektuar surpriza në fazën e grupeve. I vetmi eliminim që befason deri tani është ai i Turqisë.

Po ashtu në fazën me eliminim direkt, siç gjërat qëndrojnë pas dy raundeve, nuk ka përballje mes emrave të mëdhenj në fazën 1/16.

Vetëm Argjentinë-Uruaguaj duket mjaft interesante. Me fat do të ishte Anglia nëse nuk ndryshojnë renditjet, pasi do të peshkonte Kepin e Gjelbër.

Përballjet interesante do të rezervoheshin nga faza 1/8. Aty ku nëse nuk ka eliminime surprizë dhe renditjet nuk ndryshojnë në fazën e grupeve, do të vendoseshin përballë Gjermani-Francë apo Portugali-Spanjë.

RRUGËTIMI I PROJEKTUAR ME SITUATËN AKTUALE

Screenshot 2026-06-24 145117

FUT2

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb