Protestës në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, i është bashkuar edhe një profesor i Letërsisë, i cili ka renditur disa argumente të rëndësishme pse kjo protestë nuk duhet të ndalet.
Kjo protestë, zgjoi dëshirën, endrrën dhe shpresën dhe një tregues që shqiptarët janë si feniksi.
“Paguajmë korrupsionin, dhunën shtetërore. Paguajmë ujin që nuk është i pijshëm. Mosrealizimi I të drejtës së përfaqësimit, dhe ndaj duhet të protestojmë. E drejta e fjalës është e dhunuar. Flet kryeministri në të gjitha televizionet, nuk dëgjohet qytetari. Këta përfaqësojnë derisa marrin votat. Po shkatërrojnë Shqipërinë, jetën e qytetarit…Nëse kupa u derdh, atëherë çfarë ka mbetur për t’u bërë. Evropa dhe Amerika duhet të kuptojë se është çështje e dhunimit të të drejtës së ekzistencës dhe jo vetëm e Zvërnecit”, u shpreh një profesor, duke shtuar: “Ky moment është fundi i një demokracie, fiktive, fasadë”.
