Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga 76-vjeçarin M.Rr, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë vëllanë e tij për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Agonas të Kavajës.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.
Thika që dyshohet se u përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: