Ekipet e shpëtimit në Venezuelë po vazhdojnë betejën me kohën pas dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që goditën vendin, duke lënë të paktën 164 persona të vdekur dhe rreth 1,000 të plagosur, sipas të dhënave paraprake të autoriteteve.
Mes tragjedisë, një lajm shprese ka ardhur nga shteti La Guaira, ku qytetarët dhe ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin gjallë tre fëmijë që kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur. Pamjet e shpëtimit janë përhapur gjerësisht, duke nxitur solidaritet dhe optimizëm mes popullsisë së prekur.
Autoritetet venezueliane kanë mbajtur në fuqi protokollet e emergjencës dhe po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga katastrofa natyrore, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura.
🌎#Internacionales || RESCATAN CON VIDA A TRES NIÑOS ATRAPADOS BAJO LOS ESCOMBROS EN VENEZUELA
Ciudadanos venezolanos lograron rescatar con vida a tres niños que permanecían atrapados bajo los escombros de uno de los edificios colapsados en el estado de La Guaira, tras los… pic.twitter.com/xdXN7lJzKA
— @ECCOSV (@eccosv) June 25, 2026
Presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, njoftoi se ekipe të specializuara shpëtimi nga jashtë vendit, në koordinim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, janë nisur drejt Venezuelës për t’iu bashkuar operacioneve në terren.
“Ekipet e shpëtimit janë tashmë në rrugën e tyre drejt vendit tonë për t’u bashkuar me përpjekjet,” deklaroi Rodriguez gjatë një fjalimi televiziv, duke shtuar se ka zhvilluar bisedime me disa liderë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të OKB-së.
Sipas saj, rreth 30 lëkundje pasuese janë regjistruar që nga goditja e dyfishtë sizmike, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve dhe të ekipeve të emergjencës.
