NGA ILIR SINANAJ
Punësimi është një çështje e rëndësishme. Në shumë raste njëra prej pyetjeve përshëndetëse ndër shqiptarë është: “A je në punë?” Në raportin më të fundit të kompanisë prestigjioze “Standard and Poor’s”, të gushtit 2016, niveli i papunësisë në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë viteve 2013 – 2015, krahasuar me vitet 2010 – 2012. Niveli i papunësisë në Shqipëri shënoi një trend rritës të theksuar në vitin 2013 (duke shkuar në 16.4%), sipas “Standard and Poor’s”.
Gjatë viteve 2014 dhe 2015 niveli i papunësisë ka qenë edhe më i lartë se sa në vitin 2013, duke iu përmbajtur të dhënave të “Standard and Poor’s”.
Kështu, sipas kompanisë financiare prestigjioze “Standard and Poor’s”, në vitet 2014 dhe 2015, nivveli i papunësisë ka qenë përkatësisht 17.9% dhe 17.5%. Për vitin 2016 papunësia për Shqipërinë është përllogaritur të jetë 17.0% sipas të dhënave të “Standard and Poor’s”.
Ndërkaq vendi me papunësinë më të ulët në rajonin e Ballkanin Perëndimor ka qenë (me përjashtim të viteve 2010 – 2012, kur vendi me nivelin e papunësisë më të ulët në rajon ishte Shqipëria) dhe pritet vazhdojë të jetë Mali i Zi, sipas “Standard and Poor’s”.
Pavarësisht se niveli i papunësisë është parashikuar në ulje nga “Standard and Poor’s”, e ardhmja për punëkërkuesit nuk duket aq e shndritshme krahasuar me vitet 2010 – 2012. Duke iu përmbajtur të dhënave të “Standard and Poor’s” në vitin 2019 niveli i papunësisë parashikohet të jetë 16.5%, një shifër kjo edhe më e lartë se sa në vitin 2013, kur niveli i papunësisë në vendin tonë shënoi një rritje të ndjeshme.
(el.sp/BalkanWeb)