Shqiptarët janë në protestë prej 26 ditësh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Shqipëri e Re”, “Revolucion” “Edi Rama jep dorëheqjen”, qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Qytetarët shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Një protestues teksa mori fjalën e tij, përpara Kryeministrisë, u shpreh se tashmë u mor vesh edhe ndërkombëtarisht që Rama është një kryeministër i korruptuar.

“Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh. Po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojnë turizmin. Ne kemi shpikur turizmin e protestave. I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar. Një mobilizim i jashtëzakonshme në mbarë Evropën e në botë këto ditë. Edhe ndërkombëtarisht e kanë marrë vesh se është kryeministër i korruptuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb