Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përpara kryeministrisë vazhdojnë me qëndresë protestën e 26.
Të gjithë bashkë, të rinj, të reja, të moshuar, protestojnë kundër qeverisë dhe korrupsionit në vend.
“Jam ish-student i ’90 që na lanë rrugëve, na mashtruan.. Rama në burg Berisha në burg”. Shkrirje e Parlamentit, dorëheqje e kryeministrit dhe kryetarëve të opozitës. Mos u përçani. Vij nga Amerika, luftoni, qëndroni të bashkuar”, u shpreh një tjetër protestues.
