Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Festën e Ashures, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit shpirtëror të këtij komuniteti, e cila përkujton sakrificën dhe reflektimin fetar.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj uroi besimtarët me një mesazh paqeje, solidariteti dhe bashkimi.

“Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ruajmë vlerat e familjes dhe besimit. Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat. Sot njerëzimi ka nevojë për më shumë paqe dhe dhembshuri. Zoti i ndriçoftë zemrat me urtësi dhe të forcojë frymën e vëllazërisë mes kombeve. Zoti na bekoftë të gjithëve, amin”, u shpreh ai.

Festa e Ashures Ashura lidhet me martirizimin e Imam Husejnit Imam Husejn në betejën e Qerbelasë rreth 1400 vite më parë, së bashku me ndjekësit e tij, ngjarje që simbolizon sakrificën për drejtësi dhe të vërtetën.

Me këtë rast, në Kryegjyshatë u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të 72 dëshmorëve të Qerbelasë, duke u theksuar mesazhet e paqes, besimit dhe bashkimit mes njerëzve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb