Aktivisti Arben Kola paralajmëroi Tatimet që të mos gjobisin dhe shantazhojë bizneset, duke shtuar se mjaft punonjës të kësaj administrate janë subjekt i SPAK.

Nga protesta para Kryeministrisë, Kola i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të veprojë sa më shpejt.

Arben Kola: I bëjmë thirrje Tatimeve, policisë tatimore, ne i kemi dosjet tuaja, një pjesë e juaja janë kandidatë për në burg. SPAK të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre që vendosin gjoba dhe kërcënojnë biznesin.

Një denoncim shkon për Policinë e Shtetit. Ne po ju themi nëse vazhdoni me procedime, kërcënime, shantazhime ne nuk e ndalojmë atëherë popullin që të vijë tek shtëpitë tuaja. Thirrja shkon për ju. Ne kemi thënë që protesta do të jetë paqësore deri kur Ramoviçin ta përmbysim. Por ju pasi nuk ju eci asnjë prej tentativave po vendosni përmes gjobave nga 400 euro mërgatës, polici e turpit, ju kemi dhënë shumë shanse, po ju themi mos vendosni gjoba mërgimtarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb