Marshimi masiv i qytetarëve në Tiranë nuk ndalet. Për të 27-ën ditë në këtë cikël të gjatë tubimesh, protestuesit kanë zbritur sërish në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, duke dëshmuar një rezistencë të qëndrueshme dhe të pandërprerë.

Me pankarta në duar dhe nën një zë të vetëm, qytetarët kanë vijuar marshimin e tyre duke lëshuar thirrje të forta kundër kryeministrit dhe qeverisë, pa dhënë asnjë shenjë tërheqjeje nga rruga.

Sloganet kryesore që kanë dominuar bulevardet e Tiranës gjatë kësaj proteste kanë qenë të prera, me masën që ka brohoritur njëzëri thirrjet “Rama në siklet!”, “Rama jep dorëheqjen!” si dhe refrenin e njohur “Rama ik!”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb