Në vijim të protestave që po zhvillohen në vend, Andi Tepelena ka deklaruar se, sipas tij, lëvizja qytetare ka arritur të përballojë përpjekjet për diskreditim në rrjetet sociale dhe nga struktura të organizuara politike.

Ai u shpreh se, “regjimi ka aktivizuar një ushtri patronazhistësh për të njollosur protestën”, por shtoi se kjo betejë është fituar nga qytetarët dhe mbështetësit e saj.
Tepelena theksoi se protestuesit bashkohen rreth kërkesës për largimin e qeverisë dhe një ndryshim të thellë të sistemit politik.

Sipas tij, partitë politike duhet të hyjnë në një fazë të re riformatimi, përndryshe “do të përfundojnë në koshin e historisë”.

“Regjimi ka aktivizuar një ushtri me patronazhistë që tentojnë të bëjnë pis, por ne e kemi fituar këtë betejë sepse vetë qytetarët dhe influencerat janë një media më vete që po tejkalon çdo censurë.
Ne na bashkon fakti që të gjithë duam largimin e qeverisë dhe jemi anti kast, për të çliruar një sistem politik, duhet të nisë një epokë e re ku partitë politike kanë shansin e madh të riformohen, ndryshe do të përfundojnë në koshin e historisë. Mbase mund të nisë një lëvizje e re politike që mund të quhet “Shqipëria e re” ose “Shqipëria tjetër” që mund të ndodhë pas reformës zgjedhore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb