Qytetarët për 29 ditësh vijojnë protestat kundër kryeministrit Edi Rama.
Andi Tepelena, aktivist, ka bërë një thirrje edhe për SPAK që të çojë para drejtësisë kryeministrin dhe Belinda Ballukun po ashtu.
“Shqipërinë ky e trajton si çifligun e tij. Shqiptarët ende vuajnë ligjin antishqiptar nga ai dhe Berisha. Ka ndërtuar kopshtin e Eden dhe ende nuk ka bërë transparencë se si e ka paguar. Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij, në vend që paratë të shkonin për ilaçe e spitale. Në këtë bulevard jeni dëshmor që do largojmë jo vetëm Ramën por të gjithë kastën politike 35-vjeçare. Vuçiç sivllau po jep dorëheqjen, të marrë me vete edhe Ramën. Një thirrje për faktorin ndërkombëtar, kemi parë disa eurodeputetë në mbështetje. Por një thirrje për ta, të ndajnë mendje, janë me popullin shqiptar apo me hajdutin? Edhe një thirrje për SPAK, “të çojnë para drejtësisë këtë njeri, Ballukun dhe të gjithë antishqiptarët”, u shpreh një tjetër protestues.
