Eksperti i IT, Gent Progni u shpreh se Shqipëria e Re ka nisur që në ditën kur shqiptarët dolën për herë të parë në shesh pa asnjë parti politike dhe luftojnë për të drejtat e tyre.
Gjithashtu ai bëri edhe një thirrje që SPAK të hetojë ndërtimin e Piramidës.
“Shqipëria e Re nisi që në ditën që shqiptarët dolën për herë të parë pa parti politike këtu në shesh. Konsistenca këtu në shesh do të arrijë suksesin. Të gjitha insinuatat e patronazhistëve se ca do ndodhë më tej, janë për përçarje. I bëj thirrje SPAK, heto ndërtimin e Piramidës, sepse janë fryrë fatura nga ADF, dhe është një nga institucionet më të korruptuara. Policët, civilët, patronazhistët që na bëjnë foto e presione, nuk ju kemi frikë dhe do ju filmojnë çdo ditë. Sepse asnjë ligj nuk ju mbron që dilni na bëni presione ne”, tha ai.
