Është mbajtur sot protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet e tyre Rama jepe dorëheqjen ka vijuar edhe tubimi i sotëm. Në fjalën e tij, një protestues ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa theksoi se më 4 korrik mbahet protesta mbarëkombëtare. Gjithashtu nënvizoi se në protestën e nesërme do të jenë të pranishëm edhe 5 europarlamentarë.

“4 korriku, ditë e shtunë protestë mbarëkombëtare. Data 4 korrik është edhe dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë më të madh. Ne i përgjigjemi Ramës, “Rama jepe dorëheqjen”. Nesër këtu do jenë 5 europarlamentarë që do flasin”, tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb