Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në protestën para Kryeministrisë deklaroi se librin “The Albanian Files” do t’ja dorëzojnë SPAK-ut si armë krimi.
Ajo tha se Rama do të bëhet mbret ndërkohë s’është më as kryeministër.
Po ashtu aktivistja tha se në libër secili të firmosë se nuk është dakord.
“Rama kujton se mund të bëhet mbret, me këtë libër.
Ky libër është arma e krimit.
Secili të firmosë duke thënë se nuk është dakord me të dhe armën e krimit do tja çojmë SPAK-ut ta hetojë.
Jemi në mbështetje të drejtësisë së re, hetoni Ramën”, tha ajo.
