“Shqipëria kërkon revolucion”, “Parlamenti i krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë këto thirrjet e qytetarëve të cilët protestojnë përpara ambienteve të Kuvendit.
Që në nisje të seancës plenare në orën 10:00, qytetarët nisën organizimin dhe vijuan me thirrjet “Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar”.
Ndërsa në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, do të mbahet protesta e radhës.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 31-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.
