Vullkani Etna, më i madhi aktiv në Europë, ka shpërthyer sërish, duke krijuar një lumë spektakolar lave që rrjedh përgjatë shpateve të tij në ishullin italian të Siçilisë.

Shpërthimi, i cili ndodhi të premten e kaluar, shkaktoi formimin e një rrjedhe të dendur lave, e cila ka përparuar të paktën 300 metra nga pika ku u hap çarja në vullkan.

Sipas Observatorit të Etnës pranë Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), aktiviteti vullkanik nisi në një lartësi prej rreth 3,000 metrash mbi nivelin e detit. Lava vijon të rrjedhë në shpatet e malit, duke ofruar pamje mbresëlënëse që janë filmuar dhe fotografuar nga banorë dhe vizitorë.

Autoritetet po monitorojnë vazhdimisht aktivitetin e vullkanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për rrezik të menjëhershëm ndaj zonave të banuara.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: