Pankartat janë kthyer në një nga elementët më të spikatur të protestave, duke përdorur humorin, ironinë dhe referenca nga memet virale në rrjetet sociale për të përcjellë mesazhet e protestuesve.
Ndër sloganet që tërhoqën vëmendjen në prag të nisjes së protestës së 32-të janë:
“Dita e 32-të, qytetarët janë ende këtu.”
“Kryeministri poston, populli proteston, përgjegjësia mungon.”
“32 ditë, mesazhi i qartë. Vetëm Rama ‘po përpiqet’ ta kuptojë.”
“Rama n’burg, Belinda n’burg.”
“O Ramzi, protesta nuk matet me dron apo telefon, por me zërin e qytetarëve.”
“32 ditë, drejtësia e shtyrë, demokracia e mohuar.”
“Nuk e blen dot heshtjen tonë me 5 mijë lekë për pensionistët.”
“Zëri i popullit nuk burgoset.”
“Ku Ramës i mbaron argumenti, nis fyerja”.
