Merkatoja e Interit po zhvillohet në disa fronte, nga portieri te mbrojtësi qendror dhe krahu i djathtë. Pikërisht nga Belgjika vijnë lajme të reja për zëvendësuesin e Denzel Dumfries, i cili pritet të transferohet te Real Madridi. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Interi do të paraqesë shumë shpejt, madje brenda ditëve në vijim, ofertën e parë zyrtare për Anan Khalaili.
Anësori arabo-izraelit i Union Saint-Gilloise pëlqehet edhe nga Napoli, por klubi napolitan ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin belg. Interi është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit të lindur në vitin 2004.
