Aktivisti Genc Shehu në sheshin para Kryeministrisë deklaroi se sot u zgjodh rruga e provokimit qëllimisht që të prodhohej propagandë.
Ai tha se Rama nuk e kupton këtë moment historik sepse ka frikë, duke qenë që u ka premtuar oligarkëve dhe mafias dhe tani populli nuk po e lejon.
“U zgjodh rruga e provokimit që të shkaktohej përplasje dhe të prodhoheshin pamje dhe propagandë si në Rrjoll dhe Zvërnec. Poshtë patronazhistëve.
Dhuna është te paketa e maleve, te shpopullimi.
Nuk po kuptoni rëndësinë e këtij çasti historik, pushteti nuk mund të jetë dhe i kapur dhe arbitër i frikës që prodhon vetë.
Kryeministri ka frikë sepse kur ke të bësh me oligarkë dhe mafie që u ke dhënë fjalën dhe populli thotë jo, është problem”, tha Shehu.
