Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nërrugën “Mine Peza”-s në Tiranë, pasi protestuesit janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës, duke vijuar tubimin e tyre.

Pjesëmarrësit në protestë kanë vijuar me thirrje drejtuar drejtësisë dhe institucioneve, duke kërkuar masa ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kërkesa për arrestime.

“Lironi çunat”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, “Rama Berisha fuck you” dhe “Poshtë patronazhistët”, ishin thirrjet e tyre.

Protestuesit kanë artikuluar gjithashtu slogane dhe thirrje kundër klasës politike dhe strukturave mbështetëse të saj, ndërsa situata ka sjellë bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë segment rrugor.

Policia ndodhet në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar normalizimin e qarkullimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb