Është arrestuar në Dhërmi, Granit Pepnika, i njohur si koka i një rrjeti call center-ash. Mësohet se Pepnika u arrestuar në një resort nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës. Pepnika ishte në kërkim për mashtrime me Call Center-at. Grupi i Pepnikës që zhvati 50 mln € nga evropianët përmes Call Center-ave u godit në prill të këtij viti.

Godina nga ku Pepnika ushtronte aktivitetin e paligjshëm ndodhej 100 metra larg qendrës së Tiranës, në hyrje të Rrugës së Kavajës. Në bazë të hetimeve, mësohet se call center-at e Granit Pepnikës u kanë zhvatur qytetarëve europianë 50 mln euro.

Gjatë operacionit, hetimorët sekuestruan në zyrë kompjuterin e Pepnikës, me origjinë nga Tropoja.

Hetimet u zhvilluan për një periudhë 2-vjeçare nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto, në bashkëpunim me policinë dhe partnerët austriakë, shtet që sinjalizoi i pari pas denoncimeve të shumta të qytetarëve të mashtruar nga centerat në Tiranë.

Shifrat marramendëse që punonjësit arrinin t’u merrnin të huajve përmes mashtrimit nga llogaritë e tyre bankare, për të humbur gjurmët, përfundonin në portofole digjitale kriptovalutash. Për t’i pasur cash, burime nga grupi hetimor, thonë se u shërbente një exhchange në Tiranë, punë të cilën burimet thanë se e kishin marrë përsipër Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Ky i fundit, 23-vjeçari Agastra, rezulton i arrestuar edhe më herët, në 2024-ën.

Skema si piketoheshin qytetarët që kishin humbur paratë: Investo 1 mijë euro, të rimarrësh 10 mijë euro
Qëllimi i mashtruesve në 3 call center e zbuluar nga Prokuroria dhe të goditur mbrëmjen e 13 prillit, ishte të piketonin qytetarë europianë të cilët i kishin humbur paratë në skema të tilla. Operatorët premtonin se mund t’i rikuperonin paratë që ata kishin humbur. Veçse për ta bërë këtë, do duheshin pagesa, nga 1 mijë euro. Pra skema fillonte me 1 mijë euro për të rikuperuar 10 mijë euro të humbura, përshembull, por gjatë procesit mashtruesit kërkonin edhe shuma të tjera parash. Qëllimi: T’i merrnin personave të mashtruar një herë, edhe qindarkat e fundit që u kanë mbetur.

Hetuesit dyshojnë se pas të treja këtyre call center-ave të goditur, por edhe të tjerave të përhapura në Tiranë, fshihet një emër, Granit Pepnika. Që call centerat e zbuluar pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, kanë lidhje me atë të zbuluar në godinën te Rruga e Kavajës, hetuesit e lidhin edhe me një dyshe. E para, me masë ndalimi për të dalë jashtë vendit, Aida Vokli 33 vjeç. Ajo është financiare në call centerin pranë Liqenit “Magnolia Group”, ndërsa partneri i saj, është IT kryesor në call centerin pranë qendrës, Ledio Toçi, i arrestuar.

Masat

MASË ARREST NË BURG
Eduart Dalla 48 vjeç (I arrestuar)
Mateo Hoxha 24 vjeç (I arrestuar)
Tedi Agastra 23 vjeç (I arrestuar)
Ledio Toçi 33 vjeç (I arrestuar)
Xhoel Mekolli 29 vjec (I arrestuar)
Marsel Lami 29 vjec (Në kërkim)
Xhoni Hitaj 31 vjeç (Në kërkim)
Granit Pepnika  (Arrestuar, 3 korrik 2026)

NDALIM DALJE JASHTE VENDI
Aida Vokli 33 vjeç (masë e ekzekutuar)
Ledjon Cenaj 25 vjeç (masë e paekzekutuar)

TË ARRESTUAR NË FLAGRANCË
Kristjan Buda 38 vjeç
Eno Hana 32 vjeç
Benard Biba 26 vjeç
Kleidi Dyrma 25 vjeç
Ema Taip 25 vjeç

U SEKUESTRUAN
891,735 euro
443 kompjuterë;
238 telefona celularë
6 laptop
HDD, DVR

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: