Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lexuar në protestë një komunikatë, ku, veç të tjerash, bëhet thirrje ndaj Policisë së Shtetit për të ndalur kontrollin e emigrantëve që po vijnë në Shqipëri për të qenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të thirrur për ditën e nesërme.

Ajo e ka cilësuar një veprim të tillë si represion policor, ndërsa u ka bërë thirrje bluve që të mos ushtrojnë dhunë dhe të mos “lejojnë” dhe tolerojnë të infiltruarit në protestë që mund të provokojnë dhunë.

“Të shqetësuar për kontrolle të imtësishme në kufi për diasporën që po vjen në Tiranë. Ndalni dhunën dhe represionin policor.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e nesërme të distancohet nga çdo akt dhune dhe nga tolerimi i personave të infiltruar. Detyra juaj është të garantoni sigurinë e qytetarëve, jo të nxisni dhunë.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që do t’i bashkohen nesër protestës të mbrojnë karakterin paqësor të saj”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb