TIRANË- Mbahet protesta e 35-të mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e diasporës. Qytetarët nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”.

Protesta e sotme ka bërë bashkë edhe mërgatën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës.

Njëzëri shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas mbërritjes në Tiranë, kolona e protestuesve nga Diaspora kanë vijuar në rrugët e kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb