Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin skënderbej. Kjo është protesta e 35 kundër kryeministrit Edi Rama.

“Mjaft më! Populli kërkon, dinjitet, drejtësi dhe ndryshim’ është kjo pankarta që protestuesit kanë shpalosur në shesh.

Protesta e sotme ka bërë bashkë edhe Diasporën. Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës.

Njëzëri shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas mbërritjes në Tiranë, kolona e protestuesve nga Diaspora kanë vijuar drejt komisariatit ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë protestës që u mbajt para Kuvendit e cila u shoqërua me përplasje e tensione.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb