Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kapur atë mat me dokumente zyrtare sa i përket menaxhimit të vijës bregdetare dhe zonave të mbrojtura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka denoncuar mashtrimin publik të kreut të qeverisë lidhur me Gjirin e Porto Palermos.

Sipas Këlliçit, ndonëse kryeministri deklaron me të madhe se ka marrë në mbrojtje Porto Palermon, vendimet e firmosura prej vetë atij në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) tregojnë një realitet krejt tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën! Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik $2 \text{ MW}$ në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.,” shkruan Këlliçi.

Ky vendim, sipas demokratit, bie ndesh me vetë rregullat e vendosura nga qeveria në vitin 2022, ku ky gji u shpall zonë me rëndësi kombëtare dhe pjesë e ekosistemit të mbrojtur të Parkut Natyror. “Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi,” shton ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb