Një prej protestuesve që mori pjesë në tubimin e sotëm para Kryeministrisë deklaroi se, pavarësisht se është dhunuar nga efektivët e Policisë, nuk është tërhequr nga protesta dhe do të vazhdojë të jetë i pranishëm në shesh.

“Unë jam nga ata të dhunuarit dhe nuk dua të hip në këtë shkallë, sepse dua të jem i barabartë me të gjithë ju. Nëse unë jam dhunuar, jeni dhunuar edhe ju. Nëse jeni dhunuar ju, jam dhunuar edhe unë. Vetëm një fjalë kisha: nuk jam trembur, jam sërish këtu”, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb