Një qytetar i moshuar, i ardhur nga Milano për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë, u bëri thirrje pensionistëve që të mbështesin pjesëmarrjen e të rinjve në protestë, duke theksuar se rinia përfaqëson të ardhmen e vendit.
“Vij nga Milano, jam pjesë e diasporës. Isha edhe mbrëmë këtu. Jemi këtu për ju, për Shqipërinë tonë dhe për rininë e mrekullueshme, sepse e ardhmja jeni ju. U bëj thirrje bashkëmoshatarëve të mi të vijnë të gjithë këtu dhe t’i lënë nipërit e mbesat të marrin pjesë në protestë, të mos i mbajnë me zor në shtëpi”, u shpreh ai gjatë tubimit.
Gjatë fjalës së tij, protestuesit në shesh shoqëruan deklaratat me thirrjet: “Poshtë Rama!”.
