Spanja ka triumfuar 0-1 ndaj Portugalisë duke prerë një biletë për në çerekfinalen e botërorit.
Spanjollët treguan dëshirë të madhe dhe iu afruan disa herë golit të avantazhit, por nuk ia dolën dot.
Edhe të besuarit e Martinez patën rastet e tyre, ku Cristiano Ronaldo u shfaq kërcënues fillimisht, ndërsa më pas, Nuno Mendes u ndal vetëm nga shtylla, pas një devijimi.
Në pjesën e dytë, ekipi i De La Fuentes zgjidhi takimin në të 90-tën me një gol të Merino.
Spanja do përballet me fituesin e USA-Belgium në çerekfinale. Në krahun tjetër, mbyllet këtu botërori për Ronaldon.
