Të shumta janë mediat botërore që i kanë kushtuar vëmendje asaj që po ndodh prej 38 ditësh tashmë në Tiranë, ku vijojnë protesta masive për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Gazeta belge “Nieuwsblad” shkruan se prej fundit të majit në kryeqytetin shqiptar janë zhvilluar çdo ditë protesta.

“Që nga fundi i majit, në kryeqytetin Tirana ka pasur çdo ditë demonstrata. Të shtunën e kaluar, në ditën e 35-të, protesta arriti kulmin. Dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugë, shumë prej tyre mbanin imazhin rozë të një flamingoje”, thuhet në artikull.

Më tej sqarohet se edhe pse revolta nisi si një reagim ndaj projektit të planifikuar të ndërtohej në Zvërnec, tashmë shqiptarët kërkojë dorëheqjen e kryeministrit.

“Protesta fillimisht u përqendrua në shqetësimet ekologjike Rajoni bregdetar në fjalë është një rezervat natyror i brishtë, shtëpia e një prej popullatave të fundit të mëdha evropiane të flamingove. Prandaj, lëvizja protestuese në rritje mori emrin “Revolucioni i Flamingove”. Megjithatë, protestuesit tani po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një hetim antikorrupsion është duke u zhvilluar mbi ndryshimet legjislative që qeveria zbatoi në vitin 2024, të cilat e bëjnë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve turistike në rezervatin natyror”, shkruan media belge.

“Nieuwsblad” thekson se akuzat për korrupsion, përqendrim pushteti dhe mashtrim zgjedhor kanë vijuar të shtohen më shumë për çdo vit që Rama ka vijuar të jetë në pushtet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb