Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndeti dërgimin e “Albanian Files” në SPAK nga protestuesit. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha paralajmëroi se edhe PD po bën gati aktpadinë.
Lideri i opozitës tha se ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë të 35 viteve të fundit. “Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës. I garantoj se PD po e studion dhe do paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK. Dhe kjo edhe njëherë për ne konsiderohet dosja më kriminale”, theksoi ai.
“Por, përveç këtyre, libri i kuq i Edi Ramës, Dosja sekrete Shqiptare, ka edhe pronat e grabitura nga Edi Rama apo vëllai i tij dhe nëna e tij e ndjerë. Në Librin e Kuq kanioni i Gjipesë me mbrojtje të shkallës më të lartë, njëri nga 20 kanionet më të çmuara në planet, i kanë vu samarin sipër, hotelin e Edi Ramës që kalon nga njëri breg në bregun tjetër. Dhe që ka pasur paturpësinë të më padisë kur unë e paraqita këtu para jush 1 vit e gjysmë më parë, dhe që tregonte se arkitekti holandez Maas ishte aty.
Mbase dikush e kishte kompozuar fotografinë, por unë paraqita atë foto. Aty nuk është risia se është Maas në plazhin e Gjipesë, por se është hoteli që kalon si samar nga një breg në bregun tjetër të kanionit. Tani që ai ka çuar në gjyq, tani del libri i kuq që fakton atë që unë kam paraqitur para publikut. Pra, të dashur miq, ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë të 35 viteve të fundit. Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës. I garantoj se PD po e studion dhe do paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK. Dhe kjo edhe njëherë për ne konsiderohet dosja më kriminale.
