Në Samitin e sotëm të NATO-s që mbahet në Ankara, Turqia I ka bërë një pritje madhështore presidentit amerikan, Donald Trump.

Erdogan ishte në Bazën Ajrore Etimesgut për të mirëpritur personalisht presidentin e SHBA-së, një veprim që u interpretua si një tjetër shenjë e marrëdhënieve të ngushta midis dy udhëheqësve.

Të dy udhëheqësit biseduan për disa minuta para kamerave. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan u prit gjithashtu nga ambasadori i SHBA-së në Turqi dhe i dërguari special për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, ambasadori i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker, dhe kryetari i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjenerali Dan Kaine.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb