Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet ajrore të SHBA-së ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”.

Duke folur pas mbërritjes në samitin e NATO-s, Rutte deklaroi se Irani po shkel armëpushimin përmes sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe se reagimi amerikan ishte i domosdoshëm.

“Irani po shkel armëpushimin duke sulmuar anijet; SHBA-të duhet të kishin reaguar me forcë”, u shpreh kreu i NATO-s.

Ai shtoi se pret që aleatët e NATO-s të riafirmojnë qëndrimin e tyre se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore, ndërsa kërkoi gjithashtu rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të garantuar lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb