Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në News24 me Ola Bruko, deklaroi se Samiti i NATO-s në vendin tonë është vënë në pikëpyetje sepse kërkohet siguri kibernetike dhe fizike, ndërkohë ende ka çështje si KAYO apo të dhënat e TIMS-it që janë me hije dyshimi.

Ai tha se qeveria ka lidhur kontrata me kompani që nuk janë nga vendet anëtare të NATO-s dhe e konsideroi këtë si një çoroditje gjeopolitike.

“Nuk kemi ende informacion kush i vodhi të dhënat e AKSHI-t, nuk dihet ku kanë shkuar të dhënat e TIMS dhe nëse kanë shkuar në vendet dashakeqëse. Kemi një marrëveshje memorandum si “Smart City” që ende nuk dihet nëse do të hetohet nga SPAK-u për mënyrën sesi është lidhur kontrata. Samiti kërkon siguri fizike dhe kibernetike maksimale.

KAYO ka shumë hije dyshimi, edhe personat që disponojnë kompanitë nuk vijnë nga vende anëtare të NATO-s. Dikur kontratat bëheshin me kompani nga vendet anëtarë të NATO-s dhe kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë dhe Italinë. Nuk mbahen marrëdhëniet ushtarake me vende që kemi detyrim moral, ne duhet të kemi ndërveprim me NATO-n.

Si mund të ketë Samit me këto thagma dhe çmendurira?

Shumatorja e veprimeve dhe çorientimi gjeostrategjik është ulëristës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë t’i çosh kapacitetet në drejtim të paditur, ne s’jemi vend i Lindjes së Mesme, aleatët i kemi në Evropë, s’mudn të lidhim kontrata me Namibinë, Brazilin dhe Korenë e Jugut”, tha Kulluri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb