Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar 4.2 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë për të siguruar një koncert të dështuar.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se 4.2 milionë eurot e shqiptarëve do të shkojnë për të mbushur stadiumin me patronazhistë dhe me punonjës të administratës, pasi koncertin qytetarët e bojkotuan për shkak të protestës.
“Koncerti i Kanye West dështoi. Fituan protestuesit që i ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotonin koncertin.
Por Edi Rama çfarë bën? Nuk dëgjon protestuesit, por merr 4 milionë euro nga paratë e qytetarëve dhe i harxhon për të blerë biletat që nuk janë shitur të koncertit.
Dhe do ta mbushë koncertin tani me patronazhistët dhe me administratën”, thekson Shehaj.
Shehaj thekson gjithashtu se “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe nuk mjaftojnë 4 milionë euro për të mposhtur qytetarët, për të mposhtur protestuesit”.
Deklarata e Shehajt:
Koncerti i Kanye West dështoi. Fituan protestuesit që i ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotonin koncertin.
Por Edi Rama çfarë bën?
Nuk dëgjon protestuesit, por merr 4 milionë euro nga paratë e qytetarëve dhe i harxhon për të blerë biletat që nuk janë shitur të koncertit.
Dhe do ta mbushë koncertin tani me patronazhistët dhe me administratën
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe nuk mjaftojnë 4 milionë euro për të mposhtur qytetarët, për të mposhtur protestuesit.
