Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u largua nga samiti i NATO-s në Ankara me avionin e vjetër Air Force One, duke mos përdorur avionin e ri presidencial të dhuruar nga Katari. Vendimi ngriti pikëpyetje, ndërsa New York Times, duke cituar burime të informuara, raporton se pas tij qëndronin shqetësime të lidhura me sigurinë. Sipas gazetës amerikane, Shërbimi Sekret i SHBA-së e këshilloi Trumpin të mos largohej nga Turqia me avionin e ri për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga regjimi iranian. Burimet theksuan se nuk kishte një kërcënim konkret dhe të menjëhershëm, por autoritetet preferuan të vepronin me kujdes maksimal.
Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, deklaroi se avioni i ri presidencial është pajisur me teknologji moderne dhe protokolle të avancuara sigurie. “Siç ka thënë edhe presidenti, ka shumë armiq të Amerikës që e kanë vënë atë në shënjestër. Ne përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion, përfshirë shpërqendrimin dhe mashtrimin, për t’u përballur me këto kërcënime”, u shpreh Cheung. Më herët, Trump kishte bërë të ditur në rrjetin social Truth Social se avioni i dhuruar nga Katari kishte fluturuar fillimisht drejt Bazës Mbretërore Ajrore Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku u ekspozua me kërkesë të trupave amerikane të stacionuara atje. Vetëm më pas presidenti hipi në avionin e ri për etapën e fundit të udhëtimit.
Sipas raportimeve, largimi i Trumpit nga Ankaraja u zhvillua nën masa të pazakonta sigurie. Presidenti hipi me shpejtësi në avionin e vjetër, pa u dhënë gazetarëve mundësinë ta filmonin ose fotografonin, ndërsa pasagjerët u udhëzuan të mbanin të mbyllura perdet e dritareve gjatë nisjes. Vetë Trump u tha gazetarëve se ky vendim lidhej me faktin se ndodheshin në një “aeroplan të rrezikshëm” për shkak të kërcënimeve që, sipas tij, vinin nga Irani. Avioni i ri presidencial është një Boeing 747-8, i dhuruar nga Katari dhe i përshtatur për përdorim presidencial brenda 10 muajve. Megjithatë, ai ende nuk është pajisur me të gjitha sistemet ushtarake, përfshirë aftësinë për furnizim me karburant në ajër.
Ndërkohë, Air Force One i vjetër vazhdon të disponojë një paketë të plotë sistemesh mbrojtëse të zhvilluara gjatë Luftës së Ftohtë, duke përfshirë aftësi për t’u mbrojtur nga raketat kundërajrore. Vizita e Trumpit në Turqi u zhvillua vetëm një ditë pasi SHBA-ja dhe Irani rifilluan kundërsulmet mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se marrëveshja e përkohshme me Republikën Islamike “në thelb ka mbaruar”, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në rajon.
🚨 NOW: President Trump has boarded the FORMER Air Force One in Turkey, reportedly to Mildenhall Air Force Base in the UK
This is certainly the right call, as the new AF1 likely does not have the same countermeasures as the former AF1.
The new AF1 is simply a "bridge" aircraft,… pic.twitter.com/fYVgPS2Vbk
— Nick Sortor (@nicksortor) July 8, 2026
🚨 At RAF Mildenhall in Suffolk, England, US President Trump changes from the older Airforce One to the newer luxurious gifted by Qatar.
Asked if he was aware of any credible threat by Iran against Air Force One? (The press had been asked to lower their blinds)
President Trump…
— Wolf Brief (@wolfbrief_) July 9, 2026
