KINË – Të paktën 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian, në juglindje të Kinës.
Sipas mediave shtetërore kineze, zjarri shpërtheu rreth mesditës, ndërsa dhjetëra punonjës ndodheshin brenda godinës shumëkatëshe.
WATCH: Person jumps from a building after a massive fire erupted at a shoe factory in Jinjiang, Fujian Province, China; major casualties reported. pic.twitter.com/e0xPmhLAqj
— Scope Report (@ScopeReport_) July 9, 2026
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar një numër personash në çati, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e të mbijetuarve.
Bilanci paraprak flet për 28 viktima, ndërsa autoritetet po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi të dendur që mbulon fabrikën, ndërsa disa punëtorë shihen të varur në çati dhe të tjerë duke u hedhur nga lartësia në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.
Presidenti kinez Xi Jinping reagoi pas ngjarjes, duke e cilësuar atë një tragjedi dhe kërkoi mobilizimin e autoriteteve për trajtimin e situatës, ndihmën për të plagosurit dhe zhvillimin e një hetimi të plotë mbi shkaqet e zjarrit. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet.
A major fire today broke out in a shoe factory in Jinjiang, Fujian, with significant casualties reported. 183 firefighters + 35 engines battled the blaze. Cause is under investigation. pic.twitter.com/KoPfkS8GKx
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) July 9, 2026
