“Rininë po e vret mungesa e besimit për një të ardhme më të mirë në vend”, kështu u shpreh një i ri në protestën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu ai bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar, deri në fund të mos heqin dorë deri në largimin e qeverisë.
“Nuk jemi vetëm ka shumë shqiptarë që duam që kushtet të jenë më të mira, që të jetojmë në një Shqipëri më të mirë. Dhe nëse ka padrejtësi në Shqipëri të dalim të gjithë bashkë të protestojmë. Mungesa e besimit te shteti, shqiptarët janë të lodhur, nëse ne do mendonim që Shqipëria është një vend i pakorruptuar shumë do jetonin këtu”, tha ai.
