NGA ERMELINDA HOXHAJ*
TIRANE-Arsimi parauniversitar është një ndër tre sektorët që zë më shumë peshë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Veç investimeve në shkollat dhe kopshtet ekzistuese, bashkia synon edhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore në zonat informale ku ka mungesë të këtyre institucioneve. Në vitet 2015-2017, investimi në arsimin para-shkollor do të zërë 21% të investimeve të Bashkisë së Tiranës. Një problematikë që është ngritur në buxhetin e bashkisë është se tri projekte të cilat kanë nisur të zbatohen, janë pezulluar për konflikt me pronarët që pretendojnë të drejtën e pronës, por dy raste janë pezulluar edhe për shkak të konfliktit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, e cila nuk ka pranuar ndryshimin e destinacionit të shkollave, nga shkollë 9-vjeçare në të mesme. Shkolla e parashikuar të ndërtohet në ish-terrenin sportiv në zonën e Kombinatit është pezulluar, pasi disa pronarë pretendojnë pronësinë mbi truallin, ndërsa një tjetër projekt është edhe ai për shkollën 9-vjeçare “Hoxha Tasim”, ku bashkia kërkon të shembë shkollën ekzistuese dhe të ndërtojë një shkollë të re të mesme. Ky projekt i bashkisë ka hasur edhe në pakënaqësinë e banorëve të zonës, të cilët shpeshherë edhe kanë protestuar, pasi nuk duan të ndryshojë destinacioni i shkollës. Po ashtu, i bllokuar është edhe projekti për Kopshtin Nr.17, në rrugën “Myslym Shyri”.
Projektet & buxheti
Në një hark kohor trevjeçar, Bashkia e Tiranës parashikon të rikonstruktojë 16 shkolla, 14 nëntë-vjeçare dhe dy të mesme, 6 kopshte, shkollën speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërtimin e 4 palestrave të reja dhe rikonstruksion të 2420 m2 palestra ekzistuese, si dhe shtim të 34 laboratorëve të rinj. Ndërkohë që, përparësi bashkia po i jep edhe ndërtimit të objekteve të reja të arsimit parauniversitar në disa zona informale, si te Bregu i Lumit, por edhe në zona të tjera që kanë mbipopullim, siç është zona te ish-Parku i Autobusëve. Gjatë vitit 2015 deri në 2017-ën, bashkia parashikon të ndërtojë 5 kopshte të reja (Kopsht i integruar), 3 shkolla të reja 9-vjeçare si dhe dy shkolla të mesme të reja. Investimet e bashkisë në arsimin parauniversitar, veç konstruksioneve përmbajnë edhe elementë të tjerë, siç është shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në oborret e shkollave, instalimi i sistemeve të ngrohjes si dhe elementë të sigurisë në shkolla, siç është projekti për instalimin e kamerave për sigurinë. Ndërkohë që, gjatë këtij viti por edhe në dy vitet e ardhshme, synohet instalimi i sistemit të ngrohjes në 22 objekte që do të rikonstruktohen dhe do ndërtohen të reja. Brenda këtyre tri viteve bashkia parashikon të vërë në funksionim të plotë dhe eficencë sistem ngrohjeje në 92% të objekteve arsimore. Këto ndërhyrje do të kenë impakt në mijëra nxënës, pasi preken rreth 16 mijë nxënës në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme si dhe rreth 1200 fëmijë të kopshteve. Bashkëngjitur shkrimit është edhe tabela e investimeve të Bashkisë së Tiranës në arsim, shkollat dhe kopshtet ku do ndërhyet.
Investimet e Bashkisë së Tiranës në arsim, shkollat dhe kopshtet ku do ndërhyet
• Ndërtim Shkolla 9 -vjecare në rrugën Ali Demi, Njësia Bashkiake nr.1
• “Rikonstruksion i Shkollës 9 vjeçare “Ibrahim Braja” Njësia Bashkiake nr.2
• Ndertim Shkollë e mesme “Hoxha Tahsim” në Njësinë Bashkiake nr.2
• Rikonstruksion i Shkollës 9-vjecare “Niket Dardani” në Njësinë Bashkiake nr.3
• Rikonstruksion i plote i Shkolles se mesme “Eqerem Çabej” në Njësinë Bashkiake nr.4
• Ndërtim Shkollë 9-vjecare në zonën e ish Kombinatit Tekstil në Njësinë Bashkiake nr.6
• Rikonstruksion i plote i shkolles 9-vjecare”Hasan Vogli” në Njësinë Bashkiake nr.9
• Ndertim shkolle 9 vjecare tek Parku i Autobuzave, Njësia Bashkiake nr.9
• Rikonstruksion i Pjesshëm,shtese anesore dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes ne Shkollën 9 vjecare “Avni Rustemi”Njësia Bashkiake Nr.10
• Ndertim shtese në shkollën 9 -vjeçare ” Isa Boletini” Njësia Bashkiake nr.11
• Ndërtim Shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” (Pjesa e financimit nga Bashkia e Tiranes) në Njësinë Bashkiake nr.11
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 40 , Njësia Bashkiake nr.2
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 41 , Njësia Bashkiake nr.2
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 1, Njësia Bashkiake Nr.3
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 29, Njësia Bashkiake Nr.3
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 21, Njësia Bashkiake Nr. 6
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 17, Njësia Bashkiake Nr.7
• Rikonstruksion i Kopshtit nr. 3, Njësia Bashkiake Nr.9
• Rikonstruksion Kopshti nr. 14 në rrugën”Gjergj Legisi” në Njësinë Bashkiake nr.11
• Rikonstruksion Kopshti nr. 24 Njësia Bashkiake nr.1
• Ndërtim Shkolle e Re e Mesme Sauk (Ambjentet e policisë ushtarake) Njësia Bashkiake nr.2
• Rikonstruksion i pjesshëm i shkollën 9 – vjeçare “Mihal Grameno” dhe Instalimi i sistemit të ngrohjes, Njësia Bashkiake Nr
• Rehabilitimi i pjesshëm dhe Instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën 9 – vjeçare “Mustafa Greblleshi” Njësia Bashkiake Nr.2
• Ndërtim shkolle e re 9 – vjecare (Depo Ujit) Njësia Bashkiake nr.2
• Rehabilitim i shkolles 9 – vjecare “Fan Noli” Njësia Bashkiake nr.2
• Rikonstruksion dhe Instalim i sistemit te ngrohjes shkolla “Ismail Qemali” Njësia Bashkiake Nr.2
• Rikonstruksion i Shkollës 9 vjeçare ” Ibrahim Braja” (Faza II-të) në Njësinë Bashkiake nr.2
• Rikonstruksion i plotë i shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”., Njësia Bashkiake Nr.3
• Rikonstruksion i shkollës 9 – vjecare”Kongresi i Lushnjes”., Njësia Bashkiake Nr.3
• Rikonstruksion Kopshti nr. 29 në rrugën “Arkitekt Kasemi” (Faza II) në Njësinë Bashkiake nr.3
• Rikonstruksion i kopshtit Nr.2 Njësia Bashkiake Nr.7
• Rikonstruksioni i Kopshtit nr.36, Njësia Bashkiake Nr. 9
• Rehabilitimi i Pjesshëm dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në Shkollën 9 – vjecare Gjon Buzuku në Njësinë Bashkiake nr.4
• Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes (kati i dyte) ne shkollen 9-vjecare “Emin Duraku” në Njësinë Bashkiake nr.5
• Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në shkollën 9 – vjeçare “Vasil Shanto” në Njësinë Bashkiake nr.5
• Rehabilitim i Kopshtit Nr.42 në Njësinë Bashkiake nr.5
• Ndërtim kopesht dhe çerdhe në zonen e ish Kombinatit Tekstil , Njësia Bashkiake Nr.6
• Rikonstruksion i shkollës 9 – vjecare”Lasgush Poradeci” në Njësinë Bashkiake nr.6
• “Rikonstruksion i Kopshtit nr. 34” Njësia Bashkiake Nr. 6
• Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” dhe ndertimi i palestres në Njësinë Bashkiake Nr.7
• Rehabilitim I Pjesshem dhe instalimi I Sistemit te Ngrohjes ne Shkollen 9 – vjeçare DH. Leka dhe Ndertimi i Palestres Njësia Bashkiake Nr. 7
• Ndërtim kopesht dhe çerdhe Njësia Bashkiake Nr.7
• Rikonstruksion i shkollës 9 – vjeçare “Siri Kodra” në Njësinë Bashkiake Nr.8
• Ndërtim Kopesht dhe Cerdhe në rrugën “Siri Kodra”(Bregu i Lumit), Njësia Bashkiake Nr. 8
• Ndërtim kopesht dhe çerdhe në Koder Kamez (godinat e studenteve) , Njësia Bashkiake Nr.11
• Kamera per sigurine ne shkolla.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
