Franca është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit. “Gjelat” triumfuan 2-0 ndaj Marokut në çerekfinale, falë golave të Mbappe dhe Dembele. “Ikona” Ledio Pano tha në Botërori Amerikan se gjithçka ishte e thjeshtë për francezët.

“M’u duk si ndeshje miqësore. Vërtet u duk Marok i vogël, me lojën dhe cilësinë që pati Franca. Të gjithë prisnim një Marok ndryshe, edhe me Kanadanë nuk më pëlqeu.

E thashë dje që Maroku do priste, por nuk sulmoi fare. Maroku dukej sikur e kishte marrë përgjegjësinë që do eliminohej. Me çfarë na ka treguar, e ka potencialin për të sulmuar, por nuk e bëri. Franca është pretendenti kryesor, me atë që na ka treguar gjithë këto ndeshje.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: