Sulmuesi norvegjez, Haaland, doli në konferencë para takimit ndaj Anglisë në Botëror.
“Mendoj se ka disa favoritë të padiskutueshëm, dhe Anglia është një prej tyre.Mendoj se duhet të ushtroni sa më shumë presion të jetë e mundur mbi ekipin anglez. Të jesh në çerekfinale kundër tyre, sinqerisht, nuk e prisja. Për të qenë i sinqertë, fakti që kemi arritur deri këtu më habit”.
Të luaje kundër Brazilit ishte paksa e çmendur për ne norvegjezët. T’i mposhtësh ata dhe pastaj të luash kundër Anglisë në çerekfinale është vërtet e veçantë, shikoni skenat në Norvegji dhe do ta kuptoni se kjo nuk është aspak normale për ne”.
