Pjesë e protestës së 41-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë qenë edhe qytetarë shqiptarë nga diaspora.

Një prej tyre mori fjalën gjatë tubimit, duke shprehur kritika ndaj klasës politike shqiptare dhe duke deklaruar se qytetarët po vuajnë pasojat e përplasjeve mes dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas tij, si mazhoranca ashtu edhe opozita kanë përgjegjësi për situatën politike në vend, ndërsa qytetarët mbeten ata që përballojnë pasojat.

“Pozita dridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita e kërkon pushtetin dhe do ta arrijë me çdo mjet. Në përfundim, populli i heq të gjitha dhe mbetet në mes duke paguar haraçet e këtyre”, u shpreh qytetari nga diaspora.

Ai kritikoi partitë politike për premtime të pambajtura dhe për interesat personale, duke theksuar se qytetarët nuk i harrojnë veprimet e drejtuesve politikë.

“Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur  sipas synimit të tyre. Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë”, deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij, koha do të sjellë ndryshime në skenën politike shqiptare.

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar prej 41 ditësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb