Një ish-minator i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se kjo klasë politike duhet të largohet dhe se duhet t’i hapet rruga rinisë
“Sot është dita e 42 e protestës dhe duhet bërë çmos. Meqë frika i doli popullit. Unë protestoj për statusin e minatorin. Tani që u çua rinia mbase ç’rrënjoset kjo politika 83 vjeçare dhe ta marrë në dorë rinia një frymë e re. Sot bëhet një koncert me ca rrjepacakë andej që padroni jonë arkën e shtetit e ka bërë sikur e ka mallin e vet personal,. Administratë s i ka thënë do vini dhe do merrni jo më pak se 3 veta ose nesër mos ejani më punë. Ata duhet të japin dorëheqjen por të ndryshojnë ligjin”, tha ai.
