Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shtjefën Ziçin, 64 vjeç, i cili vrau pak ditë më parë bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi.

Ziçi ka dalë sot para gjykatës, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 9 korrik në Shkodër.

Sipas informacioneve, 64-vjeçari nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik për të përcaktuar gjendjen e të dyshuarit.

Ngjarja tronditëse ndodhi pak ditë më parë, kur Shtjefën Ziçi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në Shkodër. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë nga autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb