Biznesmeni Eral Myftaraj është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se sipërmarrësi është thirrur për të dëshmuar në kuadër të një hetimi për tenderat publikë.

Në media Myftaraj është raportuar shpesh edhe për raportet dhe njohjen e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Eral Myftaraj është biznesmeni që denoncoi 3 vite më parë një kërcënim me jetë nga katër persona. Sipas denoncimit, Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç kanë kërcënuar Myftarajn me jetë duke i thënë se do të vrasim, nëse nuk tërhiqej nga një tender që kishte fituar me kompaninë e tij.

Bëhej fjalë për tenderin 1 milion euro në Bashkinë e Tiranës, për furnizimin me lëndë drusore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb